Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 3, 2025

Shqiptarët më entuziastët për anëtarësim në BE, tregon sondazhi i ri i Eurobarometrit

Shqiptarët vijojnë të jenë populli më pro-evropian në rajon, sipas një sondazhi të ri të Eurobarometrit, të publikuar të martën nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore.



91 për qind e qytetarëve shqiptarë shprehen në mbështetje të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, ndër përqindjet më të larta në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Sondazhi i zhvilluar në të gjitha vendet kandidate dhe në 27 shtetet anëtare të BE-së, konfirmon gjithashtu se 56 për qind e qytetarëve evropianë janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, ndërsa mbështetja është veçanërisht e lartë tek të rinjtë e moshës 15-39 vjeç.

 

 

Në Shqipëri, entuziazmi për BE-në mbështetet nga perceptimi i përfitimeve konkrete që vijnë nga anëtarësimi: cilësi më e mirë jetese, lëvizje e lirë dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik.

 

Po ashtu, 82 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë një perceptim pozitiv për Bashkimin Evropian, duke e renditur vendin në krye për imazhin pozitiv të BE-së në rajon.

 

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, komentoi se rezultatet konfirmojnë një mesazh të qartë: “Qytetarët, veçanërisht të rinjtë, e duan zgjerimin. Kjo duhet të udhëhiqet nga reforma të thella, vlera të përbashkëta dhe transparencë”.

 

Në kontrast me Shqipërinë, në Serbi vetëm 33 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE, duke reflektuar sfida të tjera politike dhe perceptime të ndryshme ndaj Unionit.

 

Sondazhi u realizua në muajt maj–qershor 2025 në vendet kandidate dhe në shkurt–mars në vendet e BE-së, me mbi 26 mijë pjesëmarrës në total.

 

Të dhënat janë publikuar të martën nga Komisioni Evropian dhe shërbejnë si barometër i qëndrimeve publike ndaj zgjerimit dhe BE-së në tërësi.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot