Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 2, 2025

Mimi Kodheli: Opozita është zhdukur nga skena, ky është alarm për demokracinë

 


Ndër të tjera, kandidatja e PS, Mimi Kodheli, në podcastin "N'xhiro me Syçin" ka folur për zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus të veçantë në politikën e jashtme, rolin e opozitës dhe sfidat që përballon shoqëria shqiptare. Ajo theksoi se qëndrimet e qeverisë në arenën ndërkombëtare janë forcuar ndjeshëm, duke rritur autoritetin e Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.

Mitingjet e kryeministrit Rama në Greqi, qëndrimi i prerë për çështjen Beleri dhe pozicionimi ndaj çështjes çame u përmendën si dëshmi konkrete të kësaj force diplomatike në rritje. Megjithatë, Kodheli shprehu shqetësimin e saj për gjendjen e opozitës, të cilën e konsideron shumë të dobët për të përmbushur funksionin e saj thelbësor në një demokraci funksionale. Sipas saj, mungesa e një kundërpeshë serioze politike rrit rrezikun e abuzimit me pushtetin dhe dëmton pluralizmin.



Ajo ndau edhe eksperiencat e saj personale në media, ku është ndjerë e penguar në të drejtën për të shprehur mendimin e saj, duke theksuar se pjekuria dhe balanca janë thelbësore për një debat demokratik.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot