Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 2, 2025

Kodheli nuk kursehet: Berisha e shpalli NATO-n si arritje të tij, por nuk ishte vetëm merita e tij


Në podcastin e radhës të "Nxhiro me Syçin", ishte e ftuar Mimi Kodheli, kandidatë për deputete në listën e hapur të Tiranës nga Partia Socialiste. Gjatë intervistës, ajo foli për tema të rëndësishme të politikës shqiptare, duke theksuar rëndësinë e konsolidimit të diplomacisë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Një nga temat kryesore ishte periudha e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku Kodheli përmendi momentin e Gërdecit dhe rolin e Partisë Socialiste në këtë proces, duke e krahasuar me pohimet e Sali Berishës se ai ishte ai që e futi Shqipërinë në NATO.


Në një përgjigje të drejtpërdrejtë, Kodheli nënvizoi se ky ishte një proces i gjatë, që kishte filluar qysh në vitin 1992, dhe se nuk mund të përmblidhej në një merita individuale. Ajo theksoi se për të hyrë në NATO, ishte një angazhim i të gjithë shoqërisë dhe politikës shqiptare, pavarësisht pengesave që mund të kenë ekzistuar.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot