Në një intervistë të drejtpërdrejtë në studion e ABC News Albania, analisti dhe publicisti Ilir Demalia komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus të veçantë mbi vendimet dhe strategjitë e Partisë Demokratike pas zgjedhjeve.
“Partia Demokratike po provon të gjitha format dhe mënyrat për të krijuar idenë se këtu është bërë një masakër zgjedhore, kur të gjithë i kemi parë, zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë të qetë, nuk ka pasur incidente. Megjithatë, komisioni zgjedhor po bën shumë mirë që i merr në rishqyrtim dhe le të numërohen përsëri. Nuk ka asgjë të keqe. Është e drejta e atyre që e kërkojnë këtë, por kam përshtypjen se në fund do t’i kthehet prapë në bumerang Partisë Demokratike për votat që i kanë vjedhur njëri-tjetrit.
Dhe atëherë nuk e di me çfarë
teze do dalë Sali Berisha dhe kryesia e Partisë Demokratike. Nuk mendoj që
rinumërimi i votave do të rrëzojë rezultatin e zgjedhjeve. Diferenca është e
jashtëzakonshme. Mund të ketë gjëra të vogla këtu e atje siç ka kudo në botë,
nuk ka zgjedhje perfekte. Por nuk ka asnjë shans që të përmbyset rezultati.
Më tej i pyetur nga gazetarja se çfarë mendon në lidhje me deklaratë e Berishës që "Demalia është i privilegjuar nga Sigurimi i Shtetit, Demalia u përgjigj: I puth këmbët nëse e vërteton këtë akuzë.
Ndiqni intervistën e plotë:
Po e përsëris, në fund të
rinumërimit do të shihet se kutitë që janë më të diskutueshme janë ato ku ka
pasur përplasje të brendshme mes kandidatëve të së njëjtës forcë. Jemi bërë
qesharakë në sytë e botës. Kosova, një shtet i ri, e nxjerr rezultatin brenda
24 orësh, maksimumi dy ditë. Ne kemi një muaj që kemi mbaruar zgjedhjet dhe
ende vazhdojmë me numërimin. Do vijë shtatori dhe nuk kemi ende një çertifikim
nga KQZ-ja. Sipas përllogaritjeve, kjo mund të zgjasë deri në shtator”, ka
deklaruar Demalia.
No comments:
Post a Comment