Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, May 2, 2025

Godet Demalia: Ai që thotë do ju “hamë të gjallë”, pse “s’hëngri” ata që i pushkatuan gjyshin?!

 Në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji, u zhvillua një debat i fortë mes analistit Ilir Demalia dhe vetë moderatorit. Diskutimi nisi kur Demalia kritikoi ata që, sipas tij, pas 35 vitesh përdorin etiketën “të përndjekur politikë” për përfitime personale, duke i krahasuar me “familjet e dëshmorëve” që kërkonin privilegje në të kaluarën.



Zheji e ndërpreu duke thënë: “Mos fol, o Ilir, se edhe ti je i përsekutuar”, por Demalia reagoi ashpër:

“Jo, kurrë s’e kam thënë që kam qenë i përsekutuar. Nuk është kartë kjo pas 35 vitesh dhe unë nuk e kam përdorur kurrë.”


Kur Zheji e pyeti pse kishte emigruar në Amerikë, Demalia tha se kishte ikur para vitit 1990, duke shtuar:

“Unë as pronat nuk i kam marrë. Faji nuk është te komunistët – faji është te këta që ndjekin Berishën e thonë se janë të përndjekur e të djathtë. Berisha është ai që ka bllokuar pronat.”



Ai vazhdoi më tej me tone të ashpra:

“Ky që thotë ‘do t’ju hamë të gjallë’, pse nuk shkon të hajë ata që i pushkatuan gjyshin, që dhunuan baballarët e xhaxhallarët?”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot