Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, May 3, 2025

VIDEO që nuk duhet humbur: Prezantimi më i pazakontë për Gjergj Lucën nga Ilir Demaliaj

 


Një zë që s’ka pranuar kurrë të heshtë. Një mendje që nuk ka ecur asnjëherë me radhën. Një figurë që i ka shpëtuar kornizës klasike të biznesmenit, intelektualit apo artistit — sepse në të vërtetë, ai është pak nga të gjitha, dhe shumë më tepër.

Gjergj Luca është ai që sfidoi sistemin kur të tjerët heshtnin, ai që fliste hapur në një kohë kur fjala e lirë peshonte rëndë. Quajtur shpesh “problematik”, ai thjesht nuk pranoi të rrijë i ndrojtur përballë padrejtësisë. Me një energji të papërmbajtshme dhe një vullnet që trondit edhe skeptikët, ai ndërtoi me duar të veta një botë ku puna, krijimtaria dhe rebelimi bashkëjetojnë.


I biri i dy ikonave të artit shqiptar, Luca nuk zgjodhi rrugën e lehtë të lavdisë së trashëguar. Ai e ndërtoi vetë terrenin, mes përplasjesh, suksesesh dhe shumë polemikash. E quajtën ‘rrugaç’, por sot është simbol i një pune që flet vetë dhe i një mendimi që nuk ndryshon me erën.

Në këtë episod të “N’xhiro me Syçin”, një bisedë pa filtra me një njeri që djeg si zjarr – në fjalë, në mendim dhe në veprim.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot