Gjergj Luca kritikon qasjen e disa figurave politike tradicionale dhe thekson se Shqipëria nuk mund të mbështetet më në udhëheqës të vjetër që nuk përfaqësojnë frymën e re të vendit. Ai bën thirrje për mbështetjen e liderëve modernë që synojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe përfaqësojnë vlerat e lirisë dhe progresit.
Duke folur me vlerësim për kryeministrin Edi Rama, Luca thotë
se shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit ndihen më të respektuar dhe
më dinjitozë në arenën ndërkombëtare. Ai thekson rolin kyç të prodhuesve dhe
eksportuesve si ai vetë, që punojnë me ndershmëri dhe përkushtim, si
mbështetësit më të mëdhenj të zhvillimit të vendit.
Luca distancohet nga etiketa e "oligarkëve", duke
theksuar se pasuria e vërtetë është kontributi për vendin. Ai shprehet se
Shqipëria duhet të mbështesë ata që prodhojnë, eksportojnë dhe ndërtojnë një të
ardhme më të mirë për të gjithë.
No comments:
Post a Comment