Biznesmeni Gjergj Luca, i ftuar në podkastin N'xhiro me Syçin, ka folur me ironi edhe për politikanin Pano Soko, duke i dhënë një panoramë të veçantë mbi angazhimet dhe aleancat e tij politike. Në një diskutim të mbushur me humor dhe kritika, Luca e përshkruan Pano Sokon si një figurë të lidhur ngushtë me LSI-në dhe duke theksuar se ai ka pasur një ndikim të fortë në financat e vendit.
Për të ilustruar më tej, Luca ka thënë: “Pano Soko është një ekonomist që të jep ujë me bisht të lugës. Imagjino se çfarë financash ka bërë ky. E kupton? Te SHPK-ja e LSI-së dhe për financat që mbante në rregull te LSI-ja, e çuan ekonomistë në Ministrinë e Energjisë.”
Luca e përmbylli mendimin e tij me një vërejtje të fortë për
ndikimin që kanë këto figura në Shqipërinë e sotme: “Këta janë përfaqësuesit e
Shqipërisë madhështore.”
No comments:
Post a Comment