Në episodin më të ri të "N’xhiro me Syçin" është i ftuar Gjergj Luca – sipërmarrës, zë kritik, dhe një nga zërat më të fortë kundër hipokrizisë në politikën shqiptare. “Në Shqipëri prodhojnë vetëm ‘qentë’ që sillen rreth pushtetit.
Ka qentë e partisë, qentë që i sjell partia, qentë e medias që lehin për interes, dhe të tretët që bëjnë tallavanë e radhës.” – thotë ai, me një metaforë të dhimbshme, por që i shkon për shtat realitetit që përjetojmë çdo ditë.
Gjergj Luca flet pa filtra për lidhjet midis politikës dhe ekonomisë, për shoqërinë që duron dhe për nevojën e një politike të re: “Ne kemi kaq shumë forcë dhe ky popull duron kaq shumë, sa duhet të krijojë një palcë të re.” Ai shprehet me zhgënjim, por edhe me një thirrje për ndërgjegjësim: “Para se të hyjmë në Europë, duhet të prodhojmë një politikë të qëndrueshme, ku njerëzit e pushtetit dhe ata të opozitës të dinë çfarë kërkojnë.”
No comments:
Post a Comment