Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, August 9, 2025

Policia i kërkon të lirojë godinën shtetërore që ka zpatuar prej 20 vitesh, Fania thërret në ndihmë Belon, Mulin, Pretencën, Kuqin, Bilushin dhe shoqatën e llogjeve se po preket liria e medias, si qëndron e vërteta

Marrë nga prapaskena.com

Dy vjet pasi i shembi pjesërisht hotelin ‘Prestige Resort’, i cili kishte zaptuar dhe bllokuar në vijën bregdetare në Kavajë, Edi Rama i ka kërkuar biznesmenit Irfan Hysenbelliu që të lirojë godinën shtetërore në Shkozë, të cilën e përdor prej 20 vitesh për biznesin e tij mediatike, përfshirë edhe televizionin News 24, media që e ka përdorur prej vitesh si levë të lakuar për thyerje vilash.


 

Krahas refuzimit për të paguar taksat, duke përdorur median herë për lëpirje dhe herë si instrument shantazhi, Fania ka grabitur edhe konviktin e Gjuhëve të Huaja, duke e kthyer në univesitet privat.

 

Pas mbarimit të kontratës, shteti i Edi Ramës i ka kërkuar Fanes të lirojë godinën publike, në kushtet kur Rama nuk preferon që kontrata të rinovohet. Në vend që të zhvendosë televizionin në një godinë tjetër të tijën apo me qira, siç operojnë edhe televizionet e tjera, Fania ka bërë rezistencë, duke u përballur me policinë dhe duke u fshehur pas lirisë së medias, ashtu siç u viktimizua kur Rama i çoi fadromat te resorti pa leje.

 

Fania ka thirrur sot në ndihmë zonjën Pretenca, Kuqon e PD-s, Mul Nokën, Belo Ezmerin, Dorian Telitin, Agron Gjekmarkajn, Tit Vasilin, Bilushin e Metës dhe ndonjë shoqatë kafenesh dhe llogjesh, në letra si shoqatë gazetarës, duke përsëritur të njëjtën këngë në vaj, se po cënohet liria e medias, po uzurpohet fjala e lirë etj.

 

E vërteta është se pikësëpari është uzurpuar, cënuar dhe dhunuar pasuria publike nga një biznesmen rrufjan që kamuflon interesat e tij me lirinë e medias, nuk paguan as qiranë, as taksa, as rroga dhe as sigurime. Në vend që të ishte vënë para përgjegjësisë penale, vijon të qahet dhe fshihet pas lirisë së medias. Çfarë lidhje ka me median Irfan Hysenbelliu që ka përfituar mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe ka kthyer në biznese private godinat publike falë pazareve me ministra dhe ish kryeministra?

 

Kur ndërton pa leje dhe objekti duhet të prishet sipas ligjit, ky nuk është sulm ndaj medias dhe lirisë së fjalës. Kur ke shfrytëzuar për 20 vjet një pasuri publike, të ka mbaruar kronatra dhe kërkon të qëndrosh me pahir përmes manovrave gjyqësore, ky nuk është sulm ndaj lirisë së medias. Kur nuk paguan taksat dhe vjen dita që duhet të shlyesh detyrimet, ky nuk është sulm ndaj lirisë së medias.

 

Sulm ndaj lirisë së medias është kur bën pushime në Maldive dhe lë gazetarët 4 muaj pa rroga, për të cilët shoqa e llogjeve dhe e bq-ve nga mali dhe me emër heronjsh, nuk reagon. Sulm ndaj lirisë së medias është kur reklamon jetën e luksit dhe paguan gazetarët me dy bordero. Sulm ndaj lirisë së medias është kur përdor median për të hyrë në pazare me pushtetarë të korruptuar.

 

Është e vërtetë që Irfan Hysenbelliu nisi të sulmonte Belinda Ballukun, duke mos e llogaritur se Rama do të mbante anën e saj. Duke dashur të vinte nën presion Ballukun me sa duket për ndonjë ‘punë të madhe’ publike, Fania nisi të humbiste në këtë betejë edhe ato favore që kishte fituar nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, pasi ky i fundit në vend që t’a ftonte te dhoma e ngrënies, i çoi fadromat.

 

Por këto zhvillime nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e medias, por me prishje pazaresh. Janë pazare të prishura, është një telenovelë me intriga, shantazh, skema mashtrimi, zaptime, vjedhje dhe interesa korruptive që po përpiqet të mbulohet me mantel mediatik.

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot