Politikanë të së majtës, të djathtës, oligarkë dhe bosë medias rezultojnë të implikuar në aferën 20-vjeçare Bankers, duke futur duart në pasurinë nëntokësore të shqiptarëve. Personazhe të politikës dhe biznesit kanë përfituar miliona euro nga kompania e shfrytëzimit të naftës, në formë korruptive, duke ndikuar nga ana tjetër në fryrjen e shpenzimeve të Bankers, përfitimin e padrejtë të rimburimit të TVSH dhe shmangien e taksave.
Disa personazhe të tjerë janë
implikuar në pastrimin e parave të Leonidha Çobës, ish administrator i Bankers,
i vizatuar tashmë si hajduti i shekullit, me pagë deri në 1.7 milionë euro në
vit, kartel kompanish fantazmë, 100 milionë euro të vjedhura me faturime
fiktive, vila, ferma, sera, aksione dhe thasë me para.
I tillë është rasti i ish
ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj, me të birin Dardan Mustafaj, të
përfshirë në faturime fiktive me Leonidha Çobon, ish administrator i Bankers në
periudhën 2010-2015, ideator i zhvatjes 5.5 miliardë euro nga Bankers. Sipas
dosjes së Prokurorisë së Fierit, para se Leonidha Çobo të largohej nga Bankers
në maj 2019, ka hapur subjektin ‘Leonidha Çobo’ person fizik, duke pastruar
rreth 1.6 milionë euro.
Mes kompanive për të cilat Loni
i Bankers ka lëshuar fatura të dyshuara si fiktive është edhe kompania H2015
shkpk, për të cilën Çobo ka lëshuar fatura me vlerë rreth 300 mijë euro.
Pronari kryesor i kompanisë H2015, me objekt shërbime konsulence, rezulton
Besnik Mustafaj me 75.70 % të aksioneve, ndërsa 4.3 % të aksioneve i ka i biri
Dardan Mustafaj.
Nuk kuptohet se çfarë shërbimi
do t’i ofronte Loni i Bankersit ish ministrit të Jashtëm, Besnik Muftafaj,
figurë e njohur e PD-së, kur dy kompanitë kanë objekt pothuajse të njëjtë dhe
Çobo nuk ka çfarë ofron, pasi nuk ka asnjë punonjës, pra kompania e tij është
vetëm në letra. Ka dyshime të forta se Çobo mund t’i ketë dhënë cash qindra
mijëra euro Dardan Malajt, i cili një pjesë ia ka kthyer me faturime fiktive.
Nga verifikimet e deritanishme
rezultojnë rreth 50 personazhe të politikës, biznesit, medias, sekserë dhe
njerëz të drejtësisë të përfshirën mashtrimin më të madh në historinë e shtetit
shqiptar. Alket Hyseni, Besnik Mustafaj me të birin, Endri Puka, Behar Çukaj,
Leonidha Çobo, Artur Çobo, Antigoni Çobo, Frident Kuqi, Ardit Kero, Flavia
Capo, Kledi Xhani, Doina Goga, Anila Denaj, Baki Sinaj, Fatos Sinaj, Idajet
Ismailaj etj., janë vetëm disa nga personazhet e përfshirë./ Prapaskena
No comments:
Post a Comment