Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 8, 2025

Osman Mula: Shekullin e 19-të në Shkodër e hapën dhe e mbyllën me biçikletë Migjeni dhe Ndrek Luca

 Në emisionin “N’xhiro me Syçin” me Ilir Demalian, artisti dhe regjisori Osman Mula rrëfeu me nostalgji dhe respekt për aktorin legjendar Ndrek Luca, duke kujtuar fillimet e tij dhe lidhjen e tij me artin dhe kulturën.

 


Duke kujtuar takimet e tij me Ndrek Lucën, Mula tha:


“Në Shkodër e kam takuar shpesh. Ai lëvizte gjithë vitin me biçikletë, madje e kishte filluar atë si mënyrë jetese dhe lëvizjeje. Ishte një njeri i përulur dhe shumë i përkushtuar.”

 

Ai vazhdoi:

 

“Dy vetë e kanë filluar shekullin 19 dhe e kanë mbaruar,  Migjeni, e ka fillu dhe Ndrek Luca e ka mbyll me biçikletë. Në atë kohë ishte shumë normale dhe njerëzit kishin lidhje të forta me tokën dhe me artin. Ndrek Luca kishte gjithmonë respekt për kulturën dhe për njerëzit e tjerë.

 

Mula theksoi se Ndrek Luca ishte një aktor i madh që i jepte shpirt veprave:

“Ka recituar dhe kam parë mënyrën e tij të interpretimit të veprave të Fishtës, që të bënte të ndjeje thellë çdo fjalë, çdo varg. Ishte një mjeshtër i artit dhe nuk e kishte nevojë për asnjë gjë tjetër përveç talentit të tij të jashtëzakonshëm.”

 

Në këtë rrëfim, Mula përshkroi edhe atmosferën e asaj kohe dhe rolin e Ndrek Lucës në artin shqiptar:


“Në teatër, në Gjakovë, në Prishtinë, ai ishte gjithmonë i pranishëm dhe pjesë e një tradite të pasur kulturore. Ishte i njohur për interpretimet e tij të jashtëzakonshme dhe për dashurinë ndaj artit dhe publikut.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot