Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 8, 2025

Osman Mula: Jashtë ruajnë edhe tavernën e Beatles-ave, ne as burgun e Burrelit

Në një bisedë me Ilir Demalian në podcastin “N’xhiro me Syçin”, artisti Osman Mula shprehu shqetësimin për rënien kulturore të Shkodrës dhe mungesën e kujdesit për trashëgiminë historike në Shqipëri.


“Shkodra dikur kishte frymë oksidentale, me ngritje filozofike e kulturore. Sot është në një pikë ku nuk mund të mbajë as tri piano, kur dikur kishte mbi 300,” tha Mula, duke kujtuar emra si Tano Banushi që kishin ruajtur arkiva të jashtëzakonshme kulturore. Ai tregoi se dhomat e tyre dikur ishin “muze të gjalla” me instrumente, dorëshkrime e kostume skenike, të cilat sot nuk ekzistojnë më. Mula solli shembuj nga udhëtimet e tij jashtë vendit: “Në Liverpool ruajnë edhe tavernën ku Beatles-at u shfaqën për herë të parë. Në Milano, në shtëpinë-muze të Poli dhe Gjonit, pianoja dhe çdo send janë siç kanë qenë. Në Norvegji, udhëheqësit botërorë darkojnë në shtëpinë e Edvard Griegut, ku ndodhet ende pianoja e tij.” Duke e krahasuar me realitetin shqiptar, ai u shpreh i zhgënjyer: “Ne nuk kemi ruajtur as burgun e Burrelit si dëshmi e krimeve të komunizmit. Në vend të muzeve, gjithçka e kemi bërë skrap.” Sipas tij, vendet që respektojnë kulturën e lidhin atë me jetën e përditshme, ndërsa në Shqipëri mungon kjo frymë. “Këtu shprishim të shenjtën për ta bërë moderne dhe humbasim historinë tonë,” përfundoi Mula.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot