Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 8, 2025

Osman Mula: Shkodra ka ADN kulture! Nga teatrot, tek pianistët dhe fryma qytetare

 Në podcastin “N’xhiro me Syçin”, artisti Osman Mula rrëfeu me nostalgji rrënjët kulturore të Shkodrës dhe ndikimin e tyre në formimin e tij artistik.

 


“Shkodra ka qenë qyteti i parë ndërkombëtar në Shqipëri, me ushtarë austriakë, nisma artistike e kulturore që kanë nisur pikërisht aty,”  tha Mula, duke kujtuar themelimin e teatrit “Migjeni” në vitet ‘50. Ai tregoi se si, në mungesë të aktorëve profesionistë, ekonomisti i teatrit u ngjit në skenë dhe shkëlqeu në interpretim, duke fituar vlerësime edhe nga ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë.

 

Mula theksoi rolin e shkollës së Franceskanëve në formimin e muzikantëve të mëdhenj: “Ishte një shkollë ku, përveç latinishtes, çdo nxënës duhej të dinte të binte në piano. Kjo është arsyeja pse në Shkodër kishte 350 piano gjatë luftës.”

 

Ai solli në kujtesë atmosferën unike të qytetit: “Në pjacën e Shkodrës flitej gjysmë italisht, gjysmë shqip. Kishte një frymë qytetarie që të formonte, e përthithje nga personalitetet që merreshin me art.”

 

Kur erdhi në Tiranë në vitet ’70, Mula gjeti një realitet ndryshe, me ndikime të forta të kinemasë dhe muzikës perëndimore: “Shkodra më dha kulturën, Tirana më dha horizontin.”

 

Për Osman Mulën, ADN-ja e Shkodrës është kultura dhe arti: teatrot, varietetet, orkestrat e shkollës, klubet e punëtorëve dhe shtëpitë e kulturës, një trashëgimi që, sipas tij, duhet mbrojtur dhe përcjellë brez pas brezi.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot