Një plan i propozuar nga rrethi i presidentit amerikan, Donald Trump synon ndalimin e luftimeve në Ukrainë, me njohje të territoreve të pushtuara dhe lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë.
Një ofertë e fshehtë për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, e
iniciuar nga rrethi i Trumpit është zbuluar nga media polake Onet.
Sipas raportimit, propozimi i është dërguar Moskës dhe thuhet
se është koordinuar me disa fuqi evropiane.
Sipas burimeve, oferta nuk parashikon një marrëveshje paqeje
të plotë, por një armëpushim afatgjatë, me kushte që janë potencialisht të
favorshme për Rusinë.
Më poshtë janë pikat kryesore të propozimit:
Armëpushim, jo paqe: Luftimet do të ndaleshin, por statusi
ligjor i territorit do të mbetej i pazgjidhur.
Njohje de facto e territorit të pushtuar nga Rusia, ndërsa
bisedimet zyrtare për statusin përfundimtar do të shtyhen për 49 deri në 99
vjet.
Lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë rikthimin e
eksporteve të naftës dhe gazit në Bashkimin Evropian.
Asnjë premtim për moszgjerimin e NATO-s, një çështje kyçe për
Moskën.
Vazhdimi i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, që sipas
burimeve raportohet se është e pranueshme për Rusinë.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Kremlini do ta pranojë këtë
ofertë, ndërsa reagimet nga Ukraina dhe vendet e tjera perëndimore ende nuk
janë bërë publike.
Ndryshe, Trump pritet që shumë shpejt ta takojë presidentin
rus, Vladimir Putina


No comments:
Post a Comment