Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 8, 2025

Berisha nxin Shqipërinë, publikon pamje të rreme për të goditur turizmin

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar së fundmi pamje në rrjetet sociale ku pretendon se tregohet gjendja e një zone turistike në Sarandë, e ndotur dhe e braktisur, në kulmin e sezonit veror. Por e vërteta është krejt ndryshe.

 


Pamjet e publikuara nga Berisha nuk kanë asnjë lidhje me Sarandën. Në fakt, ato janë filmuar në zonën e Shirokës, në Shkodër, dhe janë pamje të shumë viteve më parë jashtë sezonit turistik. Këtë e vërteton edhe fakti se plazhi në video është i boshatisur, pa turistë dhe me një ambient që nuk përfaqëson realitetin aktual.

 

Gazeta Tema ka siguruar një video të re nga i njëjti vend, i realizuar së fundmi, e cila tregon gjendjen aktuale të plazhit në Shirokë: i pastër, i frekuentuar nga pushues dhe krejt ndryshe nga ajo që përpiqet të paraqesë Berisha.

 

Ky manipulim i qëllimshëm nga Berisha është një tjetër përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë në kulmin e sezonit turistik.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot