Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vazhduar paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Këto vendime i mori dje me 5 gusht gjyqtarja e procedurës
paraprake, Marjorie Masselot, me arsyetimin se duhet të mbesin në paraburgim
për arsye proporcionale dhe të nevojshme, për të cilat për Thaçin tha se ende
nuk është zhdukur rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së
Prokurorisë në rastin për krime lufte.
Gjyqtarja e procedurës paraprake ka thënë se ende vazhdon
dyshimi ndaj Thaçit për kryerjen e veprave penale për të cilat ai është i
ngarkuar.
“Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për
të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të
DhSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i
qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të
akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.
Sophie Menegon dhe Luka Mishetiç që paraqesin mbrojtjen e
Thaçit nuk kanë parashtruar përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për
vazhdimin e paraburgimit.


No comments:
Post a Comment