Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, August 7, 2025

Kur do t’i hetojë SPAK-u gazetarët me vila në Palasë, gjirin e Lalzit dhe Rolling Hills?

 “Gazetaria nuk shpje në pasuri, mund të shpjerë në mirëqenie, ju lutem! Unë nuk ankohem aspak, kam aq sa më duhet për të ruajtur nderin. Ama, gazetari i pasur është një gazetar që qelbet, ngase e ka përdorur zanatin për të arritur te tjera objektiva.” Ky postulat i Indro Montanelli-t, gazetarit me autoritet të padiskutueshëm në Evropë, duhet të ishte një nga devizat e SPAK-ut, në misionin e tij për të goditur dy piramidat e krimit dhe korrupsionit që tërheqin pas Shqipërinë.

 


Të paktën 20 gazetarë ose të ashtuquajtur gazetarë, ‘investigues’ dhe analistë që kapërdisen nëpër studio televizive duke dhënë leksione se si duhet të luftuar korrupsioni, posedojnë vila me vlerë nga 500 deri në 3 milionë euro në Palasë, në Gjirin e Lalzit dhe Rolling Hills, pra në zonat ku miksohen dhe ‘shkëlqen’ krimi dhe korrupsioni, trafiku dhe pastrimi i parave, gjobëvënia dhe pazaret me pasuritë publike. Të ardhurat e ligjshme të deklaruara nuk mjaftojnë për të mbuluar as koston e mirëmbajtjes së një vile të tillë.

 

Teksa 95 % të gazetarëve në Shqipëri posedojnë një banesë me kredi nëpër periferi të Tiranës ose janë me qira, kryesisht në Astir, një skotë e vogël gazetarësh dhe analistësh e kanë prostituar misionin, duke u kthyer në nukël mes klaneve të pushtetit, bythëlëpirsa oligarkësh dhe ministrash të korruptuar, kodoshë dhe sekserë me vila mes figurave të krimit dhe korrupsionit, me makina luksoze, aksione të kamufluara dhe pushime të shtrenjta, duke shijuar privilegjet e “miqësisë” me pushtetin apo klane të tij.

 

Gazetarët që qëndrojnë dhe raportojnë para SPAK-ut jetojnë me kredi apo në periferi të Tiranës, ndërsa ‘gazetarët’ që flasin në emër të SPAK-ut, që e shajnë apo i japin mend, kanë vila të pajustifikuara në Palasë, në Gjirin e Lalzit, Rolling Hills dhe Kodrën e Diellit në emrin e tyre apo në emrin e biznesmenëve të korruptuar që u ‘fërkojnë kokën’ si ‘investigim’.

 

Për t’i ‘justifikuar’ kanë bërë përpjekje si deklarim në kontrata në vlerën e tregut, hua dhe kredi fiktive, shkëmbim pasurie, fatura fiktive, kamuflim në emra të tjerë dhe manovra të tjera, por ata mbajnë erë korrupsioni. Disa prej tyre, të cilët marrin para brekë në Tiranë, kanë lëvizur si bal nëpër oborre të partive politike dhe gazetat e tyre, mburren për miqësitë me oligarkët dhe se paguhen nga ata, duke e konsideruar si arritje dhe krenari blerjen nga një biznesmen që përfitoi pasuri të paligjshme vetëm sepse i lëpihet Edi Ramës.

 

Disa të tjerë, që po i afrohen moshës së rrezikut nga prostata, po i shpenzojnë paratë e prostitucionit me profesionin për të shndërruar deformimet e ballit dhe mollëzash me botoks, shkurtrim veshësh dhe hunde, lyerje flokësh dhe investime në bizhuteri e veshje firmato, duke harruar se rreziku i ikjes së të cilave shtohet vetëm në një funeral.

 

Kjo sjellje jo vetëm ka bërë pis gazetarinë, por ka krijuar një alibi politikanëve të korruptuar dhe figurave të krimit që e trajtojnë median si aleate dhe një segment të tyre. Prapaskena do t’i ekspozojë një nga një këta ‘gazetarë’ që kanë detyrë kryesore të pengojnë SPAK-un e Shqipërisë këtë dekadë, këtë qelb dhembë e thonjtë, duke mbrojtur nën petkun e medias. Nuk mund të ndalojë të bëhen të pasur me miliona euro me lekët oligarkësh, zyrtarë të korruptuar dhe trafikantësh droge, nëse nuk ka një hetim serioz mbi arsyet dhe burimet e pasurimit të tyre. Kush i financoi? Për çfarë shërbimesh? Nëse paratë janë të pista, nuk ka rëndësi nëse është të ‘bardhë’ apo t’a konsumojmë, por nuk mund të na ushqejë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot