Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 3, 2025

Rama paralajmëron: Heqje lirie kush vjedh ujin

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa më të rrepta për ata që vjedhin ujin. Kreu i qeverisë tha se, abuzuesit do të penalizohen me heqje lirie, ashtu sikurse vepruan edhe me ata që vidhnin energjinë elektrike.

 


“Ajo çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energjinë elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji nuk është më një problem, pasiguri apo ankth dhe alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë. Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë operator kombëtar, vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vejë kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit. Do punojmë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton shërbim më të mirë. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet”, u shpreh Rama.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot