Pasi shorti ishte pezulluar për shkak të pushimeve verore, Gjykata e Posaçme hodhi shortin elektronik ditën e sotme për të caktuar një gjyqtar që do të gjykojë Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Ema Cokun, Pirro Xhixhon dhe Fatime Kryemadhin.
Burimet të sigurta dhe jo
zyrtare i konfirmuan gazetares së Top Chananel, Anila Hoxhës se gjyqtare nga
shorti është caktuar Irena Gjoka, e cila në seancë paraprake me dyer të
mbyllura do të shqyrtojë fashikujt e SPAK që ka ngritur akuza nga korrupsioni fshehja
e pasurisë dhe pastrimi i parave.
Dosja me pesë të akuzuar ju
dorëzua gjykatës në 29 gusht mbas një hetimi të hapur në 2019.
No comments:
Post a Comment