Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, September 9, 2025

“Kemi shqiptarë të suksesshëm në diasporë si Mira Murati dhe Igli Tare”, Balluku me ambasadorët: Ju jeni sytë dhe veshët e Shqipërisë nëpër botë

 

Në ditën e dytë të takimit me ambasadorët e akredituar të Shqipërisë jashtë vendit, zv.kryeministrja Belinda Balluku u bëri thirrje të kenë përparësi diplomacinë ekonomike.

 


Sipas saj një lajm shumë i mirë është krijimi i trupës së atasheve tregtarë që do të promovojnë Shqipërinë.

 

“Ju jeni sytë dhe veshët e Shqipërisë në botë. Ju duhet të ktheheni partnerë të ministrive të linjës për sjelljen në vendin tonë të sa më shumë investitorëve të huaj. Çdo investim i huaj është një hap më tej i ekonomisë sonë drejt tregjeve ballkanike.

 

Është lajm shumë i mirë që tashmë ministri i Jashtëm ka folur konkretisht për planin e krijimit të trupës së atasheve tregtarë që do të jenë bashkëpunëtorët tanë të ngushtë në rrugëtimin e gjatë për promovimin e vendit dhe krijimin e një armate të re profesionistësh.

 

Ne krenohemi me djem dhe vajza shqiptare që janë pozicionuar në mënyrën më të shkëlqyer në fushat ku ata kontribuojnë siç është rasti i Mira Muratit, i Igli Tares apo të tjerë. Por jo të gjithë e kanë jetën e lehtë dhe u bëj një thirrje nga zemra: të gjithë na ka qëlluar të kemi vështirësi në jetën tonë.

 

Imagjinoni për një moment, vendi më i sigurt për tu kthyer qoftë edhe për disa orë është shtëpia e prindërve. Kthejeni ambasadën shqiptare në shtëpinë e prindërve, aty ku drita nuk fiket kurrë, aty kur përballesh me vështirësitë e di që shkon dhe troket dhe ajo derë është gjithmonë e hapur. Shikojeni këtë si një mision humanitar, pasi ne jemi shumë në diasporë”, tha Balluku.

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot