Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar në Kushtetuese komentet e saj në lidhje me çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, pasi kjo çështje u çua në gjykatë nga Lista Serbe.
Në një konferencë për media,
Osmani tha se ka argumentuar se funksionimi efektiv i Kuvendit nëpërmjet
deputetëve është qenësore për ruajtjen e rendit kushtetues.
“Bllokohet Kuvendi për një
nënkryetar dhe Kryesia ka kuorum”, tha Osmani.
Sipas saj, bllokimi i Kuvendit
për shkak të një nënkryetari do ta cenonte në mënyrë serioze funksionalitetin
institucional. Ajo shtoi se Kosova respekton të drejtat e minoriteteve si
askush tjetër, por nuk mund të abuzohet me këto të drejta.
“Po synohet për një nënkryetar
të bllokohet shteti i Kosovës. Qëndrimi ynë, përderisa Kryesia e Kuvendit ka
kuorum, përderisa Kuvendi ka zgjedhur nënkryetarë Kuvendi nuk duhet të
bllokohet”, vijoi ajo.
Osmani tha se synim i Listës
Serbe është bllokimi i Kuvendit.
No comments:
Post a Comment