Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, September 9, 2025

Ilir Demalia: Irfan Hysenbelliu bën propagandë për lirinë e medias, por ia mohon gazetarëve të vet

Në podcastin “N’xhiro me Syçin”, Ilir Demalia ka goditur ashpër hipokrizinë e debatit për lirinë e medias në Shqipëri, duke vënë në qendër të kritikës botuesin Irfan Hysenbelliu.

 


Demalia u shpreh se është paradoksale të flitet për cenim të fjalës së lirë, kur vetë gazetarët që punojnë në disa media nuk gëzojnë liri dhe përballen me kushte të vështira pune.


 “Si mund të flasim për lirinë e medias, kur vetë media nuk është e lirë? Irfan Hysenbelliun bën propagandë për lirinë e shtypit, por gazetarët e tij kanë muaj pa marrë paga dhe punojnë nën presione të vazhdueshme. Kjo është hipokrizi e pastër,” tha ai.

 

Sipas Demalias, përdorimi i rastit të “24 News” si shembull i censurës është i rremë dhe i motivuar nga interesat e pronarit. Ai theksoi se problemi real nuk është ndërhyrja e shtetit, por fakti që mediat vetë nuk e respektojnë lirinë dhe dinjitetin e gazetarëve të tyre.

 

“Është e dhimbshme që në emër të lirisë së medias dalin pronarë që nuk ua sigurojnë punonjësve as më elementaren: pagën. Si mund të ngresh flamurin e lirisë së medias, kur e ke të ndaluar në shtëpinë tënde?” shtoi Demalia.


Mesazhi i tij ishte i qartë: pa kushte të ndershme pune dhe respekt për gazetarët, çdo thirrje për liri mediatike është fasadë.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot