Gjykata Kushtetuese ka vendosur shkarkimin e Paetongtarn Shinawatra, kryeministrja tajlandeze, duke thënë se telefonata e saj kontroverse me ish-liderin kamboxhian Hun Sen, përbënte një shkelje etike.
Paetongtarn u
pezullua në korrik për shkak të një bisede telefonike të publikuar me
ish-liderin kamboxhian Hun Sen, ndërsa tensionet u rritën në kufirin e të dy
vendeve.
Në këtë
telefonatë, ku Paetongtarn e quajte Hun Sen “xhaxha” dhe premtoi të “kujdesej”
për nevojat e tij, shkaktoi zemërim publik dhe një peticion për shkarkimin e saj.
Kritikët e
akuzuan gjithashtu atë për minimin e ushtrisë me ndikim politik të vendit.
Ndërsa trupat tajlandeze dhe kamboxhiane u përleshën në kufi, Paetongtarn i tha
Hun Sen në telefonatë se një komandant ushtarak tajlandez “thjesht donte të
dukej i qetë”.
Rrjedhja e
informacionit bëri që një partner kyç i koalicionit të partisë Pheu Thai të
Paetongtarn të jepte dorëheqjen, dhe Paetongtarn u përball me thirrje për
dorëheqje.
Ndërsa
Paetongtarn e justifikoi telefonatën si një “teknikë negociuese”, ajo tha
gjithashtu se nuk do të angazhohej më në bisedime private me Hun Sen.
BBC shkruan se
kjo do të thotë që kryeministrja e pezulluar do të shkarkohet menjëherë nga
detyra, një goditje për partinë e saj dhe dinastinë Shinawatra.
Për dekada të
tëra, politika tajlandeze është dominuar nga një emër: Shinawatra.
Miliarderi i
telekomunikacionit dhe ish-kryeministri tajlandez Thaksin Shinawatra erdhi në
pushtet në vitin 2001 duke fituar mbështetjen e votuesve ruralë, si dhe të
elitave të biznesit.
Ai ishte
udhëheqësi i parë në historinë e vendit që drejtoi një qeveri të zgjedhur gjatë
një mandati të plotë në detyrë.
I konsideruar
si një nga personazhet më me ndikim dhe polarizues të vendit, Thaksin shkoi
emigroi në vitin 2008, pasi u rrëzua nga një grusht shteti në vitin 2006.
Motra e tij,
Yingluck Shinawatra, fitoi me shumicë dërrmuese zgjedhjet në vitin 2011, por më
vonë u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi se ajo kishte vepruar
në mënyrë të paligjshme duke transferuar shefen e saj të sigurisë kombëtare në
një pozicion tjetër.
Shinawatra-t
kanë marrëdhënie të vështira me ushtrinë e Tajlandës, e cila në të kaluarën ka
rrëzuar dy qeveri të Shinawatra-s në grushte shteti, si dhe me grupe të afërta
me monarkinë. Por në vitin 2023 ata formuan një aleancë të pasigurt për të
luftuar progresistët që kishin fituar mbështetje të gjerë midis tajlandezëve.
No comments:
Post a Comment