Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ilir Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, e 2 persona të tjerë.
SPAK bën me dije se Ilir Meta akuzohet për kryerjen e veprave penale:
- “Korrupsioni
pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në tre
raste, dy prej të cilave në bashkëpunim,
-“Pastrimi i
produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim,
-“Refuzimi për
deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe interesave
private”.
Ndërkohë,
Monika Kryemadhi akuzohet për të njëjtat vepra penale, duke përfshirë dy raste
korrupsioni pasiv dhe pastrim produktesh kriminale në bashkëpunim, si dhe
mosdeklarim të pasurive.
Njoftimi i
SPAK:
SPAK përfundon
hetimet dhe dërgon në Gjykatën e Posaçme procedimin penal nr. 55 të vitit 2019
Prokuroria e
Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të
hetimeve, më 29.08.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës
së Parë, procedimin penal nr. 55/2019,
në ngarkim të të pandehurve:
Ilir Meta, i
akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të
lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të
kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja
ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur
dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për
deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.
Monika
Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë
shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në
bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
e kryer në bashkëpunim , “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose
deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe
nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për
deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.
Pirro Xhixho, i
akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të
lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim,
parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.
Ema Çoku, e
akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale
ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2
i Kodit Penal.
Fatime
Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të
veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar
nga neni 287/2 i Kodit Penal.
Ky procedim
penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe
është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin
2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.
Hetimet zbuluan
një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me
qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të
premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i
shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.
Episodet e
dokumentuara tregojnë subjektet e procedimit, të cilët në bashkëpunim mes tyre
janë përfshirë në kryerjen e veprave penale të përmendura më sipër.
Për hetimet e
kryera, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka
bashkëpunuar me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë,
Italisë, San Marinos dhe Qipros.
No comments:
Post a Comment