Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, August 11, 2025

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

 Nga Adriatik Doçi

 


Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e Llogarasë. Një tufë e egër kuajsh që shëtisin në liri në mal, rreth 22, u qëlluan me çifte nga një i panjohur për arsye që i dinte vetëm ai. Disa kuaj u gjetën me saçme në trup të plagosur. 4 ngordhën dhe u larguan për t’u varrosur nëpër male, ndërsa tufa e mbetur u fsheh në kreshtat e Karaburunit, larg syve të njerëzve.


 


Kuajt i vrau Selfo Merkohitoj, një fshatar nga Dukati, fshat në rrëzë të Llogarasë. Policia dhe prokuroria e identifikuan këtë personazh të shëmtuar në fytyrë e shpirt, i cili nuk ishte herë e parë që bënte të tilla krime. Dyshohet që Selfo “dukaqoti” është edhe zjarrvënës i pyjeve edhe hajdut i tyre.

 


 

Selfo, sipas fshatarëve të zonës, ka një jetë që “livadhis” nëpër pyjet e Llogarasë. I ka vjedhur ç’të mundi pyllit e në kurriz të tij ka ndërtuar familje, të cilën e ka ushqyer me ‘haram’. Në fund vrau kuajt e bukur të Llogarasë. Ata që nuk flasin por vetëm vrapojnë, si pak gjëra që kanë mbetur pa vargoj në këtë vend.

 

Selfo, sipas informacionit, nuk ishte i vetëm kur bëri masakrën, me vete kishte edhe djalin, K. Merkohitoj. Dardha bie mbi dardhë, ashtu si Kadriu urren kuajt si babai i tij Selfo.

 

Familja Merkohitoj shquhet si familja më hajdute e zonës së Dukatit, e cila ka shkatërruar Llogaranë për hesap të bizneseve të zonës. Njëri prej tyre është Kompleksi “Alpin” i Gëzim Capojit, me vileta dhe turizëm për kafshët e egra.

 

 


Prokuroria dhe qeveria mund ta fusë në burg Selfon nga Dukati për krimin “kafshëror” ndaj kuajve të Llogarasë, por ajo që mbetet është se, natyra e egër dhe e paçmuar e Shqipërisë, ka mbetur në duar të kafshëve njerëz, të atyre që i urrejnë kuajt e bukur kur shohin shëmtinë e tyre, pasqyruar në lërat e maleve.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot