Pasi dolën raportime se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po vendoste për pushtimin e plotë të Gazës, Donald Trump u pyet se çfarë qëndrimi kishte, por ai refuzoi të jepte një përgjigje.
I pyetur nëse do të mbështeste një “pushtim të plotë” të
Gazës, presidenti amerikan tha: “E di që jemi atje tani duke u përpjekur t’u
sigurojmë njerëzve ushqim”.
“Sa i përket pjesës tjetër, nuk mund të them me siguri. Kjo do
të varet kryesisht nga Izraeli.”, shtoi ai, shkruan Sky News.
Trump deklaroi se Izraeli dhe shtetet arabe do të ndihmonin me
shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmës në Gaza dhe do të ofronin ndihmë
financiare, por nuk dha detaje.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën aludoi
për një ofensivë më të gjerë ushtarake në Gazë.
Ish-krerët e ushtrisë dhe inteligjencës izraelite kanë bërë
thirrje për dhënien fund të luftës gati 22-mujore.
Presioni i ri ndaj Netanyahut vjen në kohën kur Ministria e
Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë ka tejkaluar
shifrën 61.000.
No comments:
Post a Comment