Përgjegjësia e humbjeve elektorale në Partinë Demokratike nuk bie asnjëherë mbi kryetarin.
Tre proceset e fundit parlamentare, që nga ai i vitit 2017,
kanë treguar se aksioni mbetet i njëjtë, ngritja e një komisioni hetimor për të
bërë politikë me humbjen.
Në 2021 demokratët u përfaqësuan në komisionin hetimor për
zgjedhjet e 25 prillit me eksponentët më të lartë politik, ndryshe nga
socialistet.
Protagonizmi nuk i la shumë vend hetimit dhe në finale, asgjë
nuk shkoi për miratim në Parlament dhe masakra elektorale nuk u provua
asnjëherë.
4 vite nga dështimi i komisionit, Sali Berisha duket se po
ecën në të njëjtën rrugë me Lulzim Bashën.
Objektivi është i qartë, hetim të parlamentareve të 11 majit
me pretendimin se nuk kishte zgjedhje, por farse.
Anëtari i komisionit hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit
Ferdinand Xhaferaj heq një paralele mes kryetarit dhe ish kryetarit te partisë.
“Po, dëshmojnë se po ecin me gjurmët e Lulzim Bashës, sepse në
2021 ai ngriti një Komision Hetimor që çuditërisht u mbyll pa dhënë asnjë
argument. Por nëse i kthehemi çështjes ne themel, kur zoti Berisha u kthye me
foltoren dy ishin akuzat që ai i bëri Lulzim Bashës për zgjedhjet.
Ai përcaktoi qartë se Basha ose ishte i pazoti ose kishte
shitur zgjedhjet. Në 2025 Berisha mori një rezultat me të keq se Lulzim Basha,
kjo dëshmon që ka qenë me i pazot se Lulzim Basha apo i ka shitur shume me
tepër se Lulzim Basha?”, tha Xhaferaj për TCH.
Historia parlamentare ka treguar se rastet kur ligjvënësit
kanë marrë rolin e prokurorit, nuk kanë qenë të pakta, por komisionet e
ngritura në fund kanë rezultuar shumë zhurmë për asgjë, që nga çështjet e
nxehta si “21 Janari” apo afera CEZ DIA, ka pasur hetim edhe për një shkulje
veshi.
“Ka një thënie, nëse nuk do të zgjidhesh një çështje, ngri një
komision hetimor për atë çështje!”, u shpreh ai.
No comments:
Post a Comment