Nga: Edvin Kulluri
Republikat dhe Feudalizmi janë dy anë të kundërta të medaljes
së sistemeve politike të para 3 shekujveqë u ndëshën nga evropa deri në SHBA.
Të parat u ngritën kundër të dytave duke vendosur në qëndër të shoqerisë
njeriun me të drejtat dhe detyrimet e tij si I barabartë mes të barabartëve dhe
qeverisë. Qeverisë si garante e atyre të drejtave, e nëse nuk mjaftonte
qeveria, “xhandarin” e të drejtave e luante parlamenti, sistemi gjyqësor dhe
qeverisja lokale si niveli I parë dhe I drejtëpërdrejtë I përfaqësimit. E
megjithatë ne si “shqiptarë krijues” mundemi që dy të kundërta ti bashkojmë në
të njëjtën anë të monedhës, e për më tepër ta shesim këtë absurd edhe si
sukses! Flasim si “republikanë’ e sillemi si “feudalë” e “mbretër absolutë”.
Absurdi në vëndin tonë është kthyer pikërisht në model
suksesi! Dhe më e keqja është se pak njerëz ankohen për këtë gjëndje në
tërësinë e vetë, por të gjithë ankohen për hallin e vet, në nivel politik
natyrisht. Përtej hundës së tij askush nuk sheh të tërën. Paradoksin që kemi
para syve.
Po cfarë ngjashmërie ka rendi I gjerave aktuale në Shqipëri me
feudalizmin e para-revolucioneve borgjeze apo industriale, që në fakt kanë qënë
revolucione demokratike? Përvec aspektit ekonomik që lidhej kryesisht me tokën
dhe atë politik më monarkizmin si formë qeverisjeje, në të gjitha aspektet e
tjera ngjashmëritë janë befasuese, biles edhe më keq. Dhe mjafton vetëm një
kriter për të shpjeguar këtë krahasim: marrëdhënia me ligjin! Sepse garanti I
vetëm I lirive dhe të drejtave të qytetarëve është “barazia para ligjit”, e
cila materializohet përmes ndarjes së pushteteve. Por në Shqipërinë tonë të
gjithë kanë nga një ligj për vete dhe një ligj për tjetrin. Pushteti I tjetrit
është I keq, ndërsa I veti I mirë. Dy qeverisje me të njëjtat probleme nuk
përfaqësojnë një fenomen por vetëm “qeverisjen e keqe të tjetrit”,
kundërshtarit, që në fakt duke qënë kështu, nuk është kundërshar por ‘homolog”!
Ky ka qënë niveli I diskutimit në Babiloni apo Mikënë, para lindjes se Sokratit
e Platonit! Jemi spostuar diku rreth 2400 pas vite në diskutimin se cfarë është
e drejtë! Amin!
E për të mos u zgjatur shumë, këtë paradoks e mishëron
qëndrimi ndaj drejtësisë e sidomos SPAK! Po të shohim sesi spërdridhen elitat
politike e pjesërisht mediake përballë Dumanit me shokë në varësi të cështjeve
dhe përsonave në hetim apo gjykim, paradoksi shndërrohet në estradë banale. Për
shëmbull, ata që kerkonin hetimin e gjykimin e Berishës për “Gërdecin’ apo “21
janarin”, ju turrën SPAK më hunj e gurë kur u ndalua Erjon Veliaj. I pari ishte
Rama në histerinë e tij në Sheshin Skënderbej ku mblodhi në një grumbull
karrigesh zjarrëfikësa, pastrues e policë bashkiake duke u mbajtur fjalime sesi
SPAK e teproi, kaloi “vijën e kuqe”. E më pas jehona përfshiu dhe shume
gazetarë e opinionistë. Ndërsa për ndalimin e Metës zor se ndonjëri prej tyre
belbëzoi. Për faktin e thjeshtë se Meta “nuk është I yni”. Vetë Veliaj që I
kërkonte drejtësisë të vepronte kundër Berishës si të ishte vetë Dumani, u
shndërrua brenda ditës në një Genc Gjokutaj. Dhe të tjerët I rendën pas… !
Ata që I kërkonin PD të mos kthehej në zyrë avokatie të
Berishës pas marrjes në hetim për “Klubin Partizani”, papritur ashtu si me
magji veshën mantelin e avokatit të Veliajt. E anasjelltas, PD që harxhonte
tërë energjitë si zyrë avokatie e Berishës në mbrëmjet televizive, të nesërmen
në mëngjes mbanin pretenca prokurorie tek dera e bashkisë Tiranë. Natyrisht që
“prokurorët e foltores” sic ja u do zakoni në kohë lufte politike, në një
njërën dorë mbanin parrulla, e në tjetrën Molotov.
Por më “rëndë” se këta u paraqit “mbreti lakuriq”, vetë
arkitekti iluzionar I reformës në drejtësi. Edi Rama, I cili sokëllinte nga
sheshi Skënderbej se “mos guxoni të kërkoni telefonin tim”, duke kercënuar SPAK
së përballë kishin pushtetin ekzekutiv dhe jo thjeshtë një të dyshuar potencial
mbase per korrupsion. Deri tani kaq dijmë. Por gjuha shkon ku dhëmb dhëmbi.
E pra secila nga palët apo personazhet politikë që drejtojnë
vendin, kanë nga një qëndrim të vetin lidhur me hetimet për kundërshtarët, e po
ashtu për cështjet për të cilat u janë nënshtruar vetë hetimit apo gjykimit. Si
feudalë shëmbullorë vetëshpallen të pafajshëm brënda feudit të tyre, e shpallin
fajtorë feudalin që kanë përballë. Shkurt, punë feudalësh.
E parë kështu e deri më kaq, në pamje të parë duket se elita
drejtuese bashkë me ata që I mbështesin, është e ndarë në disa feude të
vecuara. Secili në hallin e vet e interesat e veta. Por nuk është keshtu për sa
kohë I përbashkon I njëjti “armik” apo kundërshtar që u sfidon rendin e gjerave
dhe pushtetin. Drejtësia apo e thënë troc SPAK, që në 6 vitet e fundit ka
goditur politikanë të nivelit të lartë si asnjëhere më parë në 34 vite për
korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Ndaj qëndrimi I njëjtë që kanë këta
feudalë, I vetëidentifikon si të ngjashëm apo të njëjtë. E duke qënë së këtë
përbashkësi qëndrimesh, pikëpamjesh e prej më shumë se një decade edhe
institucionalisht përmes amnistisë penale të një viti më parë, kodit zgjedhor e
ndryshimeve kushtetuese të 2008, konsensusit të heshtur për të goditur
vetë-qeverisjen lokale, mund të themi se kjo është një formë qeverisjeje
konsensuale. Pra një “republikë”, por sic e kemi zakon të bëhemi groteskë, një
“republikë feudale”!
No comments:
Post a Comment