Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, August 6, 2025

Berisha me arsye të re për humbjen: Na mundën pensionistët, ua bleu votën Rama

 Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ish-kryeministri Sali Berisha doli me një tjetër arsye për humbjen në zgjedhjet e 11 majit, duke hedhur akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama për manipulim të votës përmes pagesave ndaj pensionistëve.



Sipas Berishës, shpërndarja e 100 eurove për 760 mijë pensionistë pak ditë para zgjedhjeve ishte një akt i qëllimshëm për të ndikuar rezultatin elektoral.

 “Farsa elektorale 11 maj 2025 kishte aspektet më çnjerëzore, më cinike. Edi Rama përdori dhuratën 100 euro për pensionistët për të ndikuar votën,” – deklaroi Berisha, duke e cilësuar këtë si një formë blerjeje votash ndaj një shtrese tejet të varfër dhe të pambrojtur.

Duke e cilësuar politikën ndaj pensionistëve si “çnjerëzore dhe të korruptuar”, ai shtoi se 100 eurot e dhuruara përpara zgjedhjeve kishin një ndikim disproporcional tek ata që përfitojnë mesatarisht vetëm 133 euro në muaj, në një vend ku çmimet janë 17% më të larta se mesatarja e BE-së.

Me këtë deklaratë, Berisha shton një tjetër alibi në radhën e shpjegimeve për humbjen, këtë herë duke e parë fajtor pensionistët e prekur nga ndihma financiare e qeverisë.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot