Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, August 30, 2025

Mufkat e verës

 Nga Arbër Hitaj

 


Mendova se shiu i rrëmbyer i sotëm do të sillte freskinë e domosdoshme politike për kampin opozitar.

 

Por as shiu, as ulja e temperaturave nuk japin efekt: ata mbeten stoikë në politikën dhe retorikën e tyre, e cila duket se kufizohet vetëm te dogma: “Mufkat ecin”.

 

Mufka e radhës lidhet me një thirrje të fortë drejtuar Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, për hetime në tokën e "shqiponjave". Deri këtu gjithçka duket normale, por nëse lexon më thellë kupton se FBI mund të hetojë jashtë territorit amerikan vetëm me kërkesë zyrtare të shtetit përkatës. Një rast i tillë ka ndodhur vite më parë, pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, kur në Bulevard u vranë katër qytetarë me duar në xhep. Më kujtohet se Partia Demokratike, përmes Ambasadës Amerikane, kërkoi përfshirjen e FBI-së, ndodhi, dhe çfarë doli?

 

Një nga të vrarët rezultoi se ishte qëlluar me pistoletën e kreut të Gardës. Paniku dhe mendjepishmani atëherë shpërthyen.

 

Koha rrjedh, por jo mendësia e opozitës, e cila, me sa duket, nuk freskohet pavarësisht “motit”. E mbi të gjitha mos kujdesi në kërkesa!

 

Gjithsesi fushata mbaroi miq, zgjedhjet u arkivuan, pak seriozitet nuk do të bënte keq pavësisht se sezoni politik nuk e premton.

 

Për korrektësi, ja ligji i FBI për hetimet jashtë SHBA-së!

 

"A number of U.S. federal laws give the FBI authority to investigate extraterritorial criminal and terrorist activity. The FBI, however, conducts investigations abroad only when invited by the host country".

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot