Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, August 30, 2025

Gjergj Luca feston 61-vjetorin me Baba Mondin: Dashuria për Perëndinë të jetë bashkim e jo ndarje

 Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka festuar sot 61-vjetorin e lindjes, duke e shoqëruar ditën e tij të veçantë me një mesazh të ndjerë për ndjekësit.

 


“Sot kam ditëlindjen, mbush plot 61 vjeç dhe kam ardhur ta festoj me baba Mondin. Si djalë i një nëne bektashie, stërmbesa e rilindasit Sami Frashëri, më pranoni që t’ju uroj unë në ditëlindjen time, t’ju jap nga energjia e mirë që kam trashëguar ndër breza e t’ju them se dashuria për Perëndinë brenda secilit prej nesh le të jetë bashkim e aspak ndarje. Paqe për të gjithë, mend në kokë dhe vullnet për punë të mirë!”, shkruan Luca.

 

Në mesazhin e tij, ai thekson rëndësinë e paqes, unitetit shpirtëror dhe vullnetit për punë të ndershme, duke e konsideruar këtë si trashëgimi të vyer që duhet përcjellë brez pas brezi.

0:04 / 2:01

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot