Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 29, 2025

Biznesmeni Luca ironi me Klevis Balliun: O Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrije si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

 Biznesmeni Gjergj Luca i është përgjigjur me ironi një postimi të deputetit të zgjedhur të PD, Klevis Balliu, i cili kishte deklaruar se një ortak i Lucës ishte arrestuar për trafik droge.



Krahas videos ku shigjeton Balliun, Luca i drejtohet edhe Fahri Balliut, babait të Klevisit, të cilit i thotë të këshillojë djalin, pasi sipas tij, ai nuk ka “takat” të përballet në gjykata apo rrjete sociale.

“Ah mor shoku Fahri Balliu, nga ferra nuk doli dot trëndafil. Nejse, kujtoje njëherë atë djalin tënd dhe jepi ca këshilla. Tregoi se përgojimi është ves i keq dhe nuk e di nëse ka takat yt bir të na përballë publikisht në gjykata dhe në rrjetet sociale...”, – shkruan Luca.

Në video, sipërmarrësi vijon me ironi duke i thënë Fahri Balliut që duhet t’i shpjegojë djalit disa rregulla të politikës:

“Te partia duhet të rrijë si kec, se po u bë cjap i vendosin zilen.”

Më tej, Luca kujton edhe marrëdhëniet e vjetra me Fahri Balliun dhe shprehet:

“O Fahri, ca bën kështu o Fahri. Foli or burrë, për miqësinë tonë, për dikur kur vije tek unë dhe më sillje pikturat, ato tablo të bukura që të paguaja. I ke thënë djalit sa miq kemi qenë dikur bashkë? Duhet të rrish tek partia si një kec i vogël, jo të bëhesh cjap, se po fillove duke gërthit do të vënë zile. Fëmijët tanë duhet të vazhdojnë këtu rresht, se po nuk e vazhduan, kujt do t’ia lënë? Në dorë të tjerëve? Fahri, merre djalin e këshilloje, mos t’i vënë zile.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot