Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, August 22, 2025

Bashkëbisedim me Dorin e vogël…

Nga Përparim Kabo

 


Çfarë do mendonte sot po të ishte ende në jetë Teodor Keko? A nuk është më mirë ta pyes?! Ai nuk e refuzon lirinë e fjalës, tek e fundit, ai u gatua prej saj dhe si pelegrinë i lirë iku...si thotë një poezi e tij...u shtriva në qiell me kokën nga dielli, fjeta gjatë por kur u zgjova, tha do të dua dhe më shumë.

 

Unë- Dori si është jeta e përtejme me njerëz që vijnë nga bota mëkatare?

 

Dori-Jeta këtej është pa ditë e pa natë, pa plane pune dhe egocentrizëm, pa urrejtje dhe shpagime, pa cmirë xhelozi dhe thika pas shpine. Këtu nuk ka garë, miq, vjedhje, korrupsion apo tendera, nuk ka fonde publike, apo investitorë stradegjik, nuk ka nepotizēm , miqësi me udhēheqēsat apo ndarje parash me kusarët. Ne nuk numërojmë, thjesht thithim ozon dhe flasim me yjet.

 

Unë- Po jetën që jetuat këtej a e kujtoni, grindjet e vjetra dhe çfarë i bëtë njēri tjetrit në të gjallë, ? A jeni zbrazur nga e keqja që njeriu prej egoizmit dhe grykësisë ushqen pa u ndalur?

 

Dori- Na vjen turp kur i mendojmë. Unë që në të gjallë e kuptova se sa keq sillemi me jetën kur bëjmë pakt me poshtërësitë! Dhe pse ?...për pak kolltuk më tepër. Për lluks e për prona. Për pak adoleshencë të vonuar me vajza e femra, si maço me demek. Për vilë në bregdet ku fle deri në drekë , por kurrë ti nuk mëson të flasësh me detin, të thithēsh misteret e tij dhe ti ngjash atij. Deti nuk ka mure ndaj është liri, njeriu atje bënë vila dhe ato ndahen me mure. Këtej nga qielli duken si geto. Herë , herë si spital psikiatrik. Sa shumë të çmendur keni prodhuar more miku im Përparim? Shumë! Mbase ata nuk janë kusht për antarësim në Bashkimin Europian? Lus zotin jo!

 

Unë- Dori ti e di historinë e atij ushtarit që u vra i pari në betejën e Trojës dhe kërkoi leje në Hadhe të dilte vetëm pēr një ditë dhe  të shihte çfarë bëhej, si po luftohej! Nëse ty do të jepej mundësia, çfarë itinerari do ndiqje?

 

Dori- Oh çfarë goditje skenike. Fillimisht do takoja familjen, pastaj vëllain tim Ilirin, që ka mbetur vetëm, e më tej shokët e vjetër ata që më kanë dashur pa interes dhe nuk e kanë përdorur emrin tim pas-vdekjes në mënyrë jo të sinqertë si edhe kanë bērē disa.  Nuk i duroj dot hipokritēt, ti e di, unë ua gris maskën. Do shkoj në shtëpi të kujtoj gjyshërit. Do luaj me lodrat e fëmijërisë. Dua ta vë pak kokën te jastëku im dhe t'i mbajë erë. Do kontrolloj në bibliotekë se kam fshehur ca poezi erotike për Xhulin, gruan time. Vetëm ajo mund të më kuptonte dhe mund të më falte për marrëzitë e mia! E adhuroj Xhulin, jam malluar ta puth gjatë deri sa të më merret fryma.

Mandej do bëj disa prova. Do aplikoj te plaforma , deputeti që duam, "jo që na duhet". Do futem të kandidoj te primatet e partisë sime PD. Do bëjë kërkesë për fonde për përkthimin e librave të mij në gjuhë të huaj.Do aplikoj dhe për investitor stradegjik. Do marrë pjesë si vullnetar në fikjen e zjarreve, dhe do blejë të gjitha librat që janë botuar pas ikjes time. Parajsa duhet imagjinuar si bibliotekë, thoshte ai shkrimtari i shquar. Minutat e fundit do kaloj te Kafe Europa për një dopio...zakoni. Do i lë edhe dy rreshta letër kryeministrit ...tekstin s'po e zbuloj! Ndjesë!

 

Unë- Teodor Keko, si duket Shqipëria nga qielli?

 

Dori-Ah, si ato femrat e bukura që duke u parë orë e çast në pasqyrë, mendojnë se nuk janë më të bukura dhe i futen punës. Hiq vetulla, mbill lesh, fry buzët sikur kanë puthur bletët, mbushi faqet me allçi dhe, zmadho gjinjt e vithet si komordaret që i frynim te biçikletaxhinjtë një herë e një kohë. Me një fjalë , e keni shëmtuar keq! Nuk ju falet. Shqipëria  nuk është vetëm e juaja. Atdheu është edhe i yni që, jemi larguar nga jeta , por edhe atyre që do të vijnë. Mos bëni aheng dhe digjni shtëpinë. Faleminderi Përparim?

 

Faleminderit bardi lirisë Teodor Keko! Të fala njerëzve të dritës së pasosun!

 

P.Kabo. 22 gusht, 2025.

 

Ps/ Teodor Keko iku nga kjo jetë më 20 gusht , 2002.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot