Sali Berisha deklaroi sot se vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar ishin krim shtetëror, por pa dashje. Për juristin Kreshnik Spahiu, kjo ishte një deklaratë e mirëmenduar nga Berisha, në një kohë që SPAK po e heton dosjen e “21 Janarit”.
Në një intervistë për emisionin
“Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Spahiu e pa situatën nga një këndvështrim
tjetër.
Ai ka shtruar pyetjen se si do
të reagonte Sali Berisha nëse në opozitë ai do të organizonte një protestë të
tillë, dhe pushteti i kryeministrit Rama të kishte vrarë 4 protestues në shesh?
“Berisha i referohet vendimit
të gjykatës dhe thotë është krim shtetëror, por është pa dashje. Sepse
prokuroria në atë periudhë, dhe vetë Altin Dumani ka qenë prokuror i çështjes
që ka kërkuar që vrasja e 21 janarit të konsiderohej vrasje krim shtetëror, por
vrasje e cilësuar. Ndërsa gjykata me shumicë 2 me 1 në Gjykatën e Apelit, ka
vendosur që të jetë vrasje nga pakujdesia.
Trajtimi politik dhe juridik
janë dy gjëra të tjera. Tani unë ngre pyetjen: Nëse Berisha do të ishte në
pozita protestuese, dhe do dilte si kryetar opozite të protestonte përpara
zyrës së Kryeministrit Rama dhe Garda e Edi Ramës do vriste 4 protestues të
demokratëve, Sali Berisha si kryetar opozite do i konsideronte vrasjet që bën
Edi Rama nga zyra e tij vrasje nga pakujdesia apo do akuzonte Ramën si
organizator i narkoshtetit, kriminel që vrau protestues?
Sigurisht që Berisha ka një
qasje tjetër dhe mbron interesat personale, por në këtë rast i referohet një
vendimi të gjykatës i cili në një periudhë të caktuar është tërësisht i
favorshëm. Pse? Sepse do ta orientojë prokurorinë në një çështje të gjykuar.
Pra, nëse prokuroria vazhdon heton provat për vrasjen nga pakujdesia, kjo është
një çështje e mbyllur.
Pse? Se gjykata ka dhënë vendim
të formës së prerë. Nëse SPAK ka prova të tjera nga hetimi paraprak që hedhin
dritë për vrasjet atëherë kemi një çështje të re që hapet nga e para për një
trajtim të ri nga ana e drejtësisë penale dhe për procedime të tjera, për
marrje të tjera në pyetje”, u shpreh Spahiu.
No comments:
Post a Comment