Banaku që do shiste pije freskuese brenda kompleksit luksoz Green Coast në Palasë, nuk është i regjistruar në organet tatimore, por kjo nuk është arsyeja e vetme që ai nuk po vazhdon punë. I mituri 12-vjeçar, që u prezantua si shitës, në fakt është mbulesë e një biznesi të paligjshëm të dy prindërve të tij, që kanë një vilë luksoze brenda kompleksit.
Burime nga task-forca e
tatimeve në terren i thanë gazetës se kanë verifikuar që banaku nuk është në
punë pas ditës që iu bë reklamë 12-vjeçarit dhe nuk është i regjistruar si
biznes që të pajiset me NIPT. Deri tani ata kanë zbuluar vetëm se fëmija, pas të
cilit fshihen dy prindërit e tij, banojnë brenda kompleksit tek një vilë
luksoze që kushton rreth 2 milionë dollarë në tregun e sotëm dhe që ka numër
pasurie 125/B. Vila ka dhe punime tw paligjshme brenda saj.
Këtë informacion ata e siguruan
në terren duke pyetur banorët. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse prindërit e
tij janë emigrantë nga Gjermania, siç paraqiten në Green Coast, apo qytetarë të
Shqipërisë, por fëmija është banor i asaj vile.
Kjo tregon se ai është
keqpërdorur nga prindërit për biznes të paligjshëm duke përdorur në këtë rast
edhe dashamirësinë e Fevziut. Më poshtë fotot e vilës luksoze.
No comments:
Post a Comment