Biznesmeni Gjergj Luca kësaj radhe vjen me një rrëfim ndryshe për veten, jetën, punën, ëndrrat e parealizuara dhe mbi të gjitha mbi shoqërinë shqiptare që, sipas tij, shpesh ndjek modelet e gabuara. Ai flet për pangopësinë me lekë e prona, por edhe për boshllëkun shpirtëror që lë pasuria kur mungon pasioni dhe përkushtimi.
“Një rrëfim për pangopësinë me
lekë e me prona por që zbrazja e trurit dhe e shpirtit ua le bosh jetën bosh.
Atdheu nuk ka nevojë vetëm për njerëz të pasur, atdheu ka nevojë edhe për
njerëz të lumtur”, shkruan Luca.
Duke reflektuar mbi vetveten
dhe mbi të tjerët, Luca thotë se pas moshës 60-vjeçare ka nisur të analizojë jo
vetëm jetën e tij, por edhe drejtimin që ka marrë vendi. “Si ka mundësi që
mundohemi të marrim gjithmonë modelet më të shtrembërta?”, pyet Luca.
Luca kritikon mungesën e një
strategjie të qartë për turizmin, që sipas tij po lë në dorë të “gobshave”
zonat më të mira të bregdetit shqiptar.
Më poshtë rrëfimi i plotë i
Gjergj Lucës:
Dikur rrija në det, tani rri në
tenda dhe pushime ato pak ditë që kemi, rrimë e meditojmë. Kur kalon të 60 dhe
fillon merr veten në analizë, me thënë të drejtën merr në analizë edhe tjerët.
Ajo që më dhemb shpirti, ore si ne nuk marrim në këtë jetë modelet më të mira.
Si ka mundësi që mundohemi të marrim gjithmonë modelet më të shtrembërta. Si ka
mundësi që nuk kuptojmë se jeta është shumë e shkurtër dhe njeriu duhet të bëjë
mirë një punë. Dhe atë punë, atë ëndërr të mundohet ta çojë deri në fund.
Shoh te vetja ime kur marr në
analizë, dhe them, o Luc, sa pika ke akoma të parealizuar tek ëndrra jote, që
nga gjuetia, transformimi i produkteve të detit, distribucionet e restoranteve
e lokaleve, që ti do të dalësh në botë, të bësh brand internacional që kur të
ikësh nga kjo jetë ata që do vijën mbrapa të mburren me ty që ke lënë diçka,
shoh këta kolegët e mi, si ka mundësi që janë kaq gobësa. Faji i gjithë atij
turizmi, që nuk ka një politikë të qartë se çfarë do bëhet me këtë vend. Është
faji i këtyre gobshave që mundohen dhe mendojnë se mund të bëjnë çdo gjë mirë
në këtë jetë. U ka ecur sepse këta gobshat bëjnë qendrat komerciale, blloqet e
shtëpive luksoze, blloqet e fshatrave turistike në breg të detit që i shesin dhe
nuk ngrenë brande, bëjnë rrugët. Bëjnë çdo gjë dhe u duket vetja shumë të zotë,
dhe me thënë të drejtën asnjë punë nuk e betisin deri në fund kjo historia e
turizmit që nuk ka asnjë strategji të saktë, duke u futur këta njerëz duke
marrë vendet më të mira, pjesën më të mirë bregdetit, duke pasur kurajo duke na
hyrë edhe në punën tonë, tek portet.
Çfarë janë këta njerëz, këta
gobsha që duan çdo gjë. Sa do rrojnë këta dhe si ka mundësi që asnjë lloj pune
nuk u jep kënaqësi. Bëjnë pallate 30 kate dhe nuk futen asnjëherë ta shohin,
bëjnë një bllok në breg të detit dhe nuk futen kurrë për të parë si kalon
rruga, bëjnë një hotel dhe nuk shohin kush shërben dhe is shërben dhe si
gatuhet, por vetëm bëjnë, bëjnë. Nuk ka një strategji të qartë, ky vend që
është kaq mikpritës, që ka kaq shumë traditë bukuri, si ka mundësi mos të ketë
një strategji kombëtare, gjithë ai bregdet. E shkatërrojnë këta njerëz me
gobshllikun e tyre që duan të hanë çdo gjë. Dhe mua më thonë Lucë përse nuk
futesh të bësh hotele në breg të detit dhe u kujtoj një shprehje të Shekspir,
rrobaqepës rri te gërshërët. Pra, njeriu duhet të rrijë tek ajo punë që bën dhe
duhet të marrë satisfaksionin brenda asaj pune që e prek me dorë dhe duhet të
ndërtojë në jetë e vet, një brenda një emër që të mbahet mend, për të marrë
kënaqësinë e kësaj jete. Këta njerëz lindin dhe kënaqësia e tyre është për të
numëruar lekët, për të thënë jeni shumë të pasur dhe vdesin të pakënaqur.
No comments:
Post a Comment