Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, July 8, 2025

Zyrtari izraelit: Ka konsensus për 90% të propozimit për armëpushim me Hamasin

Një zyrtar i lartë politik izraelit u tha gazetarëve se 80-90% e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin është rënë dakord, por negociatat mund të zgjasin më shumë se disa ditë, raportoi e përditshmja izraelite Haaretz.

 


Lajmi njoftohet dy ditë pasi raundi i parë i negociatave nuk prodhoi diçka konkrete drejt ndalimit të masakrave në Gaza. Propozimi amerikan për armëpushim 60 ditor sipas Al Jazeera, parashikon lirimin e 10 pengjeve izraelite të gjallë të mbajtur nga Hamasi dhe trupat e 18 të tjerëve në këmbim të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.

 

Mendohet se në Gaza janë ende 50 pengje, nga të cilët 20 raportohen të gjallë. Lidhur me çështjen e ndihmave, OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të kontribuojnë në shpërndarjen e sasive të mjaftueshme për palestinezët.

 

Ndërkohë propozimi amerikan bën thirrje për tërheqje graduale të trupave izraelite nga pjesë të Gazës.

 

Hamasi ndërkohë kërkon largimin nga Gaza, të GHF (Gaza Humanitary Foundation) që shpërndan aktualisht ndihmat; tërheqjen e ushtarëve izraelitë në pozicionet që kishin përpara armëpushimit të muajit Mars dhe kërkesa e tretë është një garanci ndërkombëtare për mbarimin e luftës.

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot