Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgonin më shumë armë në Ukrainë.
Kjo deklaratë vjen pas disa ditësh, ku Shtëpia e Bardhë
njoftoi se po pezullonte dërgesat e llojeve të caktuara të armëve dhe
municioneve për ushtrinë ukrainase për të siguruar mjaftueshmërinë e stoqeve
amerikane.
“Ne duhet t’u dërgojmë atyre më shumë armë, kryesisht armë
mbrojtëse”, tha Donald Trump duke theksuar se Ukraina po goditet rëndë nga
Rusia. Gjithashtu ai u shpreh “i
pakënaqur” me Presidentin rus Vladimir Putin.
No comments:
Post a Comment