Kompanitë turke të mbrojtjes ‘Mesan Electronics’ dhe ‘Esetron’ kanë zhvilluar së bashku një robot pa pilot të projektuar për të zbuluar mina dhe pajisje shpërthyese të improvizuara (IED), të cilin e prezantuan në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2025) në Stamboll.
Duke vepruar në mënyrë autonome ose nga distanca, roboti
kombinon teknologjitë e përparuara të sensorëve të kompanisë ‘Mesan
Electronics’ dhe platformën kompakte dhe të qëndrueshme të robotit të kompanisë
‘Esetron’ për të zbuluar mina anti-personel dhe anti-tankt, IED, kabllo, tela
shkrehës dhe linja shkrehëse.
Koka e skanimit mund të ndërrohet sipas nevojave operacionale,
duke u lejuar forcave të sigurisë të kryejnë operacione efektive zbulimi në
zona të rrezikshme dhe me më pak mundësi për të shkaktuar viktima, raportojnë
mediat turke.
Sistemi u zhvillua për t’u përdorur në operacione përtej
kufirit, në përpjekjet kundër terrorizmit, në pastrimin e minave dhe në
sigurimin e perimetrit të posteve ushtarake.
Roboti i lehtë ka një dizajn modular dhe mund të transportohet
nga një person i vetëm dhe të përshtatet shpejt për t’u përdorur në lloje të
ndryshme misionesh. Vendet afrikane, të Lindjes së Mesme dhe të Ballkanit kanë
treguar kërkesë të fortë për produktin, duke zbuluar potencialin e tij të
eksportit. Dërgesat e para të sistemit robotik janë planifikuar të bëhen për
njësitë turke të sigurisë këtë vit.
No comments:
Post a Comment