Në ishujt jugorë të Japonisë janë regjistruar më shumë se 1,600 tërmete që nga 21 qershori, duke detyruar dhjetëra banorë të evakuohen. Nga 89 banorët e ishullit Akuseki, 44 janë larguar drejt Kagoshimës, ndërsa 15 të tjerë janë strehuar në ishuj fqinj.
Ekspertët mendojnë se aktiviteti mund të lidhet me një vullkan
nënujor dhe lëvizjet e magmës, por theksojnë se nuk ka asnjë mënyrë për të
parashikuar kur do të pushojnë lëkundjet.
Japonezët janë të mësuar me aktivitet sizmik, pasi vendi
ndodhet në takimin e katër pllakave tektonike, në “Unazën e Zjarrit” të
Paqësorit, duke regjistruar rreth 1,500 tërmete në vit , afërsisht 18% e
tërmeteve globale.
Autoritetet paralajmërojnë rrezikun e një megatëmeti të
mundshëm në çarjen Nankai, i cili mund të shkaktojë deri në 300,000 viktima në
rastin më të keq, ndaj Japonia po përditëson planet e përgatitjes për
emergjenca.
No comments:
Post a Comment