Pas zbarkimit të kryeministrit Edi Rama në Vlorë dhe deklaratave të tij të forta për lirimin e hapësirave publike, një aksion i ngjashëm ka nisur edhe në qytetin e Durrësit.
Efektivë të Policisë Bashkiake janë parë pasditen e së hënës
në bulevardin “Epidamn”, ku kanë ndërhyrë për të liruar hapësirat publike të
zëna nga subjektet private që ushtrojnë aktivitet tregtar.
Gjatë aksionit, janë larguar një pjesë e tavolinave, karrigeve
dhe çadrave që bizneset kishin vendosur mbi trotuare.
Ky operacion synon të rikthejë hapësirat publike në
dispozicion të qytetarëve dhe turistëve, dhe duket se vjen si vazhdimësi e
direktivave të dhëna nga kryeministri Rama pak ditë më parë në Vlorë.
Kujtojmë se gjatë vizitës atje, Rama kërkoi dorëheqjen e të
gjithë drejtorëve të bashkisë, duke i konsideruar përgjegjës për situatën e
krijuar në qytetin bregdetar.
Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga përfaqësuesit e
Bashkisë së Durrësit, por burime zyrtare bëjnë me dije se aksioni do të vijojë
edhe në zona të tjera të qytetit.
No comments:
Post a Comment