Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti të
hënën në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku të dy
zhvilluan bisedime për luftën në Gaza dhe tensionet e fundit me Iranin.
Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli po bashkëpunon
me SHBA-në për të gjetur vende që janë të gatshme të pranojnë zhvendosjen e
palestinezëve nga Gaza. Ndërkohë, i dërguari amerikan Steve Witkoff tha se mund
të ketë bisedime me Iranin "shumë shpejt, brenda javës që vjen".
Takimi u mbyll me një darkë zyrtare në dhomën Blue Room të
Shtëpisë së Bardhë, ku morën pjesë edhe anëtarë të administratës Trump. Gjatë
eventit, Netanyahu i dorëzoi Trump një letër që ai i ka dërguar Komitetit të
Çmimit Nobel, duke e propozuar presidentin amerikan për Çmimin Nobel për Paqen.
“Është një nder i madh”, u shpreh Trump gjatë marrjes së letrës.
Në një tjetër zhvillim, administrata Trump ka shpallur një
sërë tarifash të reja për më shumë se një duzinë vendesh, përfshirë Malajzinë,
Afrikën e Jugut, Tajlandën, Tunizinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut, me përqindje
që variojnë nga 25% deri në 40%.
Trump ka kërcënuar gjithashtu se do të vendosë një tarifë
shtesë prej 10% ndaj vendeve që ndjekin politikat “anti-amerikane” të aleancës
ekonomike BRICS, e përbërë fillimisht nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe
Afrika e Jugut.
Në rrjetin e tij social Truth Social, Trump mbrojti
ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro, i cili përballet me gjyq për një
përpjekje për grusht shteti. “Ai nuk është fajtor për asgjë, përveçse që ka
luftuar për POPULLIN”, shkroi Trump.
No comments:
Post a Comment