Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, July 10, 2025

Yzeiri "shpërthen" te Demalia: Procesi zgjedhor i blinduar nga mosbesimi, jo nga virtyti

Në episodin më të fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin”, gazetari Ilir Demalia priti në studio analistin dhe pedagogun Ilir Yzeiri, për një debat të thelluar mbi zgjedhjet, opozitën dhe krizën e besimit në jetën politike shqiptare.

 


Që në hyrje, Demalia ngre shqetësimin për këmbënguljen e opozitës se zgjedhjet janë vjedhur dhe manipuluar. “Kur edhe SHBA-të kanë kontestime zgjedhore, si në rastin e Trumpit, imagjino Shqipërinë,” tha ai, duke shtuar se vetë rinumërimi i kutive të votimit në Shqipëri tregoi se “PD kishte vjedhur vetëm vetveten”.

 

Ilir Yzeiri bëri një analizë të drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok për sistemin aktual zgjedhor. “Në Shqipëri duhet të ndahen tre gjëra: ligji elektoral, procesi zgjedhor dhe demokracia,” tha ai, duke shtuar se procesi është bërë “perfekt jo nga virtyti, por nga frika dhe mosbesimi mes palëve”.

 

Ai solli në vëmendje masat teknike ekstreme që zbatohen për të shmangur manipulimet: identifikimi me kartë dhe foto në vendvotim, procesverbali në sy të vëzhguesve dhe transportimi i fletëve të votimit si të ishin ar. “Është një proces perfekt, por është i turpshëm. Tregon se nuk jetojnë shqiptarë mes shqiptarëve, por shqiptarë kundër shqiptarëve,” tha Yzeiri.

 

Ai kritikoi ashpër edhe diskursin e opozitës, veçanërisht Sali Berishën. “Berisha e sulmon këtë proces me një narrativë që nuk ka lidhje fare me realitetin zgjedhor,” theksoi Yzeiri, duke shtuar se Partia Demokratike nuk ka më as referenca për t’u mbështetur. “Në 2021 PD humbi me 7 mijë vota për shkak të një gabimi vetjak — nuk bëri koalicion me LSI-në në Berat. Sot i mungojnë 250 mijë vota dhe është në rënie të lirë.”

 

Ai vuri theksin edhe te mungesa e pluralizmit: “De facto sot nuk kemi pluralizëm, kemi një opozitë destruktive,” tha ai, duke akuzuar përfaqësues të saj si Flamur Noka, Fatmir Mediu, Jorida Tabaku dhe Sali Berisha se sulmojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare duke e paraqitur si “narko-shtet” apo “vend ku zgjedhjet vidhen”, ndërkohë që vetë janë të akuzuar për korrupsion.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot