Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës, për shkak të ndërtimeve pa leje në këtë qark.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i policisë së shtetit, Ilir Proda, i cili ka mbajtur një konferencë për mediat. Kështu, shefi i Stacionit të Thethit është pezullouar nga detyra, teksa është shkarkuar Fatmir Lleshi, drejtor i policisë Shkodër dhe shefi i komisariatit, Nik Nikolla. Nga ana tjetër mësohet se vendin e Famtir Lleshit pritet ta marrë Gent Berberi.
Shkak për shkakrimet e
menjëhershme janë bërë ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, ku
ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë
përballur me kundështinë e banorëve.
“Përgjegjësia për ndërtimet pa
leje nuk mund të mbetet përgjegjësi e vetme e një inspektori zone dhe
specialisti krimi, ndaj kam vendosur të shkarkoj nga detyra, Drejtorin e
Drejtorisë Vendore Shkodër, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë
Shkodrës.”- tha Proda.
No comments:
Post a Comment