Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, July 10, 2025

“Drejtësia e kalbur, opozita pa moral”, përplasen Yzeiri dhe Demalia në “N’xhiro me Syçin”

Në episodin e fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin”, gazetari dhe opinionisti Ilir Yzeiri ishte i ftuar përballë moderatorit Ilir Demalia, ku të dy shprehën shqetësime të forta për drejtësinë, reformën, opozitën dhe krizën politike në vend.

 


Ilir Demalia u ndal te një rast konkret me një prokurore që sipas tij kishte përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj të pandehurve. “Për vetë gjuhën që ka përdorë me të pandehurit, ajo automatikisht duhet të japë dorëheqjen nga çështja,” – tha ai.

 

Ai përmendi një rast të mëparshëm ku një prokuror në Shkodër kishte pasur konflikt të drejtpërdrejtë interesi, por kishte vazhduar të merrej me çështjen, duke cenuar pavarësinë e procesit:

 

“Si mund të jetë ky prokuror në një çështje ku ka konflikt të hapur interesi? Aty je automatikisht i paragjykuar.”

 

Nga ana e tij, Ilir Yzeiri kritikoi mënyrën si është zbatuar reforma në drejtësi, duke e cilësuar si një proces që nuk prodhoi standardet e premtuara:

 

“Kjo reformë duhet të korrigjohet urgjentisht. Duhet të vendosen standarde të qarta në Kodin Penal,” – deklaroi Yzeiri. Sipas tij, shumë figura të rëndësishme kriminale nuk janë prekur nga SPAK, ndërsa disa të tjera po ndëshkohen për çështje ordinere:

 

“Si ka mundësi që njerëz me akuza për vrasje, si Fatmir Mediu, gëzojnë ende imunitet e shmangin drejtësinë?” Ai theksoi se, në vend që drejtësia të veprojë si në vendet perëndimore, ajo po ndjek një logjikë selektive: “Në SHBA thuhet: më mirë një mijë fajtorë jashtë, sesa një i pafajshëm në burg. Tek ne ndodh e kundërta.”

 

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se drejtësia e re nuk mund të quhet më e pavarur dhe se nuk ka më besueshmëri:

 

“Si mund të thuash që drejtësinë e kontrollon Rama, kur ai s’ka hequr dot 50 veta të vet?” – pyeti me ironi Demalia.

 

Yzeiri e quajti këtë një farsë publike: “Në perceptimin publik, janë bërë akuza të mëdha për Ilir Metën për një kartë bankare. Por kur nuk ka prova, është vetëm shoë politik.”

 

Në vijim të debatit, Yzeiri bëri një analizë të ashpër për situatën opozitare në vend, duke kritikuar identifikimin e frymës opozitare vetëm me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën:

 

“Fryma opozitare është identifikuar me PD-në. Por ajo ngrehinë është kthyer në një muze. S’është më funksionale.”

 

Ai theksoi se Berisha duhej të largohej nga skena kur ishte koha dhe të linte vendin për të tjerët:

 

“Berisha e shfrytëzoi dobësinë që kanë shqiptarët për liderin e përjetshëm. Duhej të tërhiqej si Andreoti, jo të mbijetonte nëpër prokurori.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot