Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, July 7, 2025

Rama: IKMT po liron hapësirën publike në Theth, prokurorja hodhi në kosh denoncimin e Policisë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Policia e Shtetit nisën sot aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimeve pa leje në fshatin turistik të Thethit.




Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga aksioni i IKMT-së në Theth, pasi denoncoi publikisht prokuroren Elsa Gjeli, e cila sipas vendimit të bërë publik nga kreu i qeverisë, nuk kishte nisur hetimet “për ndërtimet pa leje në zemër të Thethit” dhe se “kishte hedhur në kosh denoncimin e Policisë”.



“Ja shikojeni vetë live nga Thethi. Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur Elsa Gjeli, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit”, tha Rama.



“Tani çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli, Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth, bashkë me taksapaguesit shqiptarë që do të paguajnë tërë këto shpenzime për paga e për karburant, për pastrimin e kësaj katrahure dhe kthimin e qendrës së qytezës magjike në gjendjen e mëparshme?!”, shkruan Rama.



Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se prokurorja Gjeli “nuk ka shpallur në kërkim të menjëhershëm personin që ka bërë një ndërhyrje të tillë brutale, por ka shpallur mosfillim të çështjes”.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot