Kantina Duka – Shije shqiptare që udhëton botën

Reklamë

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, July 11, 2025

Me paratë që i pagoi LaÇivita si sekser Fatmir Mediu bredh nëpër korridore zyrash në SHBA!

Fatmir Mediu, ka lënë në mes gjyqin për Gërdecin dhe ka shkuar sërish në SHBA.



Ai thotë se u ankua atje për drejtësinë.

 

“Gjatë vizitës në Washington DC javën e kaluar, pata kënaqësinë të zhvilloja një darkë pune me Asistent Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA z Aaron Reitz me të cilin diskutuam për nevojën e një drejtësie të pavarur në Shqipëri e cila nuk përdoret për qëllime politike, drejtësi që respekon Kushtetutën, sigurinë juridike dhe një proces të drejtë ligjor.

 

Zhvillova takime në Kongres me kryetarin e Komisjonit për Europën Keith Self, Kryetarine grupit për Shqipërinë Robert Aderholt, Kongresmenin Pete Session kryetar i N/Komisjonit për politikat e qeverisë, anëtarin e Komisjonit të Drejtësisë Kongresmenin Lance Gooden, Kongresmenin Mark Vasey, në të këto takime bëra prezent dhe informova për problemet e manipulimit të zgjedhjeve dhe farsën elektorale në Shqipëri, bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve.

 

Të gjitha këto vlerësime janë bërë publike nga institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve”, shkruan ai që askush nuk e kupton se me çfarë funksioni dhe çfarë parash bredh fatja në SHBA apo ka marrë parat si sekser i LaÇivitës

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot