Kryeministri Edi Rama ka denoncuar sot një rast flagrant të mbingarkesës burokratike në një nga institucionet publike më problematike – ujësjellësit.
“Mund ta parafytyroni ju, për
shembull, një zyrë drejtori të një ujësjellësi me 30 këshilltarë? Staf,
këshilltarë, sekretarë… Ku di unë! Nuk ka zyra ime as çerekun,” deklaroi Rama
me tone të ashpra.
Ai e përmendi si shembull
konkret Drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës (UKT), për të cilën tha se kishte
një staf të fryrë në mënyrë të pajustifikuar dhe se kjo është vetëm një nga
“çudirat” që kanë ndodhur ndër vite në sistemin e furnizimit me ujë.
“Ka më pak çudira sot në
tërësi, por prapë ka shumë për një vend si Shqipëria që nuk e ka luksin të
presë pafund që ujësjellësat të funksionojnë siç duhet,” shtoi Rama, duke
kërkuar shpejtim të reformës në këtë sektor dhe konsolidim të ndërmarrjeve
publike të ujit.
Sipas tij, nuk ka më vend për
“mbajtje me hatër” apo strukturime fiktive që rëndojnë buxhetin dhe bllokojnë
shërbimet bazë për qytetarët.
No comments:
Post a Comment