Në kuadër të 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat e huaja në Tiranë, emisioni “Real Story” në ABC News solli reflektime mbi trashëgiminë politike dhe shoqërore të asaj periudhe.
Analisti Roland Lami u shpreh
se Shqipëria nuk arriti asnjëherë të shkëputej realisht nga komunizmi, por
përjetoi një riciklim të tij. Sipas tij, mungesa e një distance të qartë nga e
kaluara erdhi si pasojë e elitave të papërgatitura për të ndërmarrë një
“divorc” të vërtetë me regjimin.
Lami theksoi se strukturat,
mendësia dhe taktikat e trashëguara nga koha komuniste vijojnë të ndikojnë edhe
sot, duke penguar një transformim të thellë dhe të sinqertë të shoqërisë
shqiptare.
“Komunizmi tek ne u riciklua,
nuk arritëm dot që të distancoheshim. Nëse do të distancoheshim duhet që të
ishin elitat, të cilat nuk e bënë dot aktiv e divorcit. Ne elitat nuk i kishim
të përgatitur për të bërë divorcin. Duhen vlerësuar për aktiv, por ndryshimi
tek ne nuk ndryshoi në kuptimin e elitave, të mendësisë, të strukturave,
taktikave se si trajtohet kundërshtari, dhe elemente rrënjë të atij regjimi
janë edhe sot. Përgjigja është që ne nuk arritëm dot që të këputeshim nga
regjimi, por patëm një degradim të regjimit në format që sot sa vijnë dhe
largohen, por ama na kanë shoqëruar në këto 35 vite”, tha Roland Lami.
No comments:
Post a Comment